Nga dita e nesërme, qytetarët e Prishtinës do të kenë edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjene për COVID-19.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se Qendra e Mjekësisë Familjare numër katër në “Xhemajl Ibishi” do të ofrojë këtë shërbim gjatë gjithë javës nga ora 08:00 deri në 16:00.
“Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, nga nesër, datë 29.01.2022, do të hapim edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofrojë shërbimin e testimit për Covid-19 me orar nga 08:00 deri në 16:00, shtatë ditë të javës. Ky vendim është marrë me qëllim te zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në AMF- qendra studentore te mensa”, ka shkruar Gashi.
Shifra të larta të infektuarve me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri


