Është bërë hapja e qendrës së dobësimit, NEA Body Center, që ofron risi në këtë industri në vendin tonë.
Eventi i hapjes është shënuar në qytetit ne Prizrenit, por që do të ketë edhe pika të tjera në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë, të cilat do të nisin punën nga e hëna, për të funksionuar cdo ditë jave.
Në hapje të NEA-s, Drejtori Gëzim Vitaku tregoi përparsitë të cilat i ka kjo qendër e dobësimit, e që është inovacion global.
“NEA Body Center do të jetë adresa e juaj dhe e gjithsecilit, sepse me vetëm një seancë mund të digejn deri në 1300 kalori. E gjithë kjo shoqërohet me eliminim celuliti, reduktim intensive të yndyrave të trupit, forcim intensive të lëkurës, përmirësim të qarkullimit të gjakut, fleksibilitet të kyceve – PRA KA SHUMË BENEFITE SHËNDETËSORE”, tha ai.
Vitaku tha se deri tek ideja e hapjes së kësaj qendre, ka ardhur duke parë dinamikën e jetës.
“S’po kemi kohë të mjaftueshme pasiqë 24 orë nuk po mjaftojnë për punën, familjen, shoqërinë e edhe për kujdesin ndaj vetit. Andaj e gjetëm formën më adekuate, që të hamë si të duam, të ushtrojmë pak, të djegim shumë kalori. Pikërisht, ky është qëllimi i NEA Body Center, pra të mendosh ndryshe për trupin tënd. Duke të t’marrë më pak kohë, por duke djegë kalori, e që kjo pastaj të ofron më shumë komoditet në jetë”, tha Vitaku.
Fillimisht, NEA Body Centrr hapët në Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjakovë.