Është hapur konkursi për drejtorë të gjashtë klinikave në Qendrën Klinike Universitare.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shpallur konkursin për drejtorë të gjashtë klinikave në kuadër të QKUK-së.
Konkursi është hapur për Klinikën e ORL-së, Neurologjisë, Psikiatrisë, Radiologjisë, Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.
Ndërkaq, drejtorëve që iu ka skaduar mandati iu është vazhduar detyra deri në përfundim të procedurave të konkursit.
Për të marr nën drejtim një nga këto klinika, kandidatët duhet të kenë arsimim të lartë universitar, thirrje akademike ose shkencore të lëmisë së caktuar. Në mungesë të tyre, përzgjidhen kandidatët nga radhët e specialistëve.
Kandidatët duhet të kenë pesë vite përvojë pune profesionale në sistemin shëndetësor.