Lajme

Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi, ministri Peci tregon vlerën për produkte

03/13/2024 10:57
nga:N K

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2024.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se do të ofrojnë përkrahje konkrete, transparente, kontroll e meritokraci për të gjithë fermerët.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që synojnë të përfitojnë nga subvencionet për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore.

“Përkrahje për grurin nga 464 deri në 564 euro për hektar. Përkrahje për misrin 329 € /ha. Përkrahje për elbin 304 € / ha. Përkrahje për thekrën 304 € / ha. Përkrahje për tërshërën 304 € / ha. Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro. Rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektar. Pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha. Rritje e përkrahjes për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport.

“Speci – Varieteti Kurtovka nga 500 €/ha në 654 €/ha. Speci – Varieteti Somborka nga 500 €/ha në 654 €/ha. Domate nga 500 €/ha në 654 €/ha. Tranguj nga 500 €/ha në 654 €/ha. Qepa nga 500 €/ha në 654 €/ha. Hudhra nga 500 €/ha në 654 €/ha. Fasulja monokulture nga 500 €/ha në 754 €/ha. Patatja nga 500 €/ha në 654€ /ha. Vazhdon përkrahja për perimet e tjera në fushë të hapur me 554 €/ha ndërsa për perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha”.

“Tek pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë. Rritje e përkrahjes për sipërfaqet që janë të certifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike. Subvencionimi për lopë qumështore nga 90 € për krerë. Rritje e përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë. Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica. Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë. Vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog”, ka bërë të ditur Peci.