Lajme

Hapet afati, prej sot pranohen aplikimet për dëmet nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës

01/12/2026 15:56
nga:G B

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot është hapur procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.

Të gjithë qytetarët e prekur mund të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në këtë komunë dhe afati është i hapur deri më 26 janar.

Në njoftim është bërë e ditur edhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
  • Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Numri i anëtarëve të familjes;
  • Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.