“Diario Sport” raporton se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u ka dhënë lojtarëve të tij dy ditë pushim pas humbjes 2-1 në “El Clasico” kundër Real Madridit, në stadiumin “Spotify Camp Nou”.
Strategu gjerman po i jep përparësi rikuperimit fizik dhe freskisë mendore, pasi skuadra e tij pësoi dy humbje radhazi, kundër Paris Saint-Germain dhe Real Madridit.
Duke qenë se stërvitjet do të rifillojnë të mërkurën, trajneri dëshiron që lojtarët e tij të shkëputen nga futbolli, të ndjekin udhëzimet për ushqyerjen dhe të pastrojnë mendjen, përpara se të përqendrohen te rregullimet taktike.
Ndërsa yje si Lamine Yamal, Joan Garcia dhe Rodri udhëtojnë drejt Londrës për ceremoninë e “Ballon d’Or” që mbahet sonte, Flick mbetet i përqendruar te rimarrja e energjive përpara përballjes së së shtunës kundër Alavesit.
/GazetaBlic Sport


