Sporti

Hansi Flick – trajneri që nuk ka humbur kurrë në finale

01/13/2025 12:43
nga:Lorik J

Hansi Flick fitoi trofeun e tij të parë në krye të Barcelonës pasi katalanasit fituan 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.

Kjo nënkupton gjashtë fitore nga gjashtë finalet në të cilat specialisti gjerman ka marrë pjesë gjatë gjithë karrierës së tij si trajner me Bayern Munich dhe Barcelonën.

Flick mori drejtimin e Bayernit në vitin 2019 dhe e udhëhoqi skuadrën drejt një suksesi historik në sezonin 2019/20.

Gjermani mori Bayernin si të katërtin në renditjen e Bundesligës dhe nuk humbi asnjë ndeshje në sezonin 2019/20.

Flick më pas fitoi Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve. Më pas ai rriti arritjet e tij dhe fitoi me radhë Superkupën e Evropës, Superkupën e Gjermanisë dhe Kupën e Botës për Klube.

Tani Hansi Flick ka fituar trofeun e tij të parë në krye të Barcelonës, duke ruajtur rekordin e tij perfekt në finale pas fitores 5-2 kundër Real Madridit.

/GazetaBlic Sport