Hansi Flick zëvendësoi Xavi në qershor, por dy muaj pas sezonit të tij të parë si trajner i Barcelonës, tekniku gjerman tashmë ia ka mundësuar debutimin pesë lojtarëve nga La Masia.
Të rinjët si Marc Bernal, Pau Víctor, Gerard Martin, Sergi Dominguez dhe Andres Cuenca, të gjithë kanë debutuar nën drejtimin e Flick, përcjell GazetaBlic Sport.
Kur Flick u zyrtarizua si trajner i Barçës në qershor, ai shprehu entuziazmin e tij për atë që pa në La Masia.
Gjermani ka vazhduar të ndikojë në filozofinë e tij për t’u besuar lojtarëve të rinj.
/GazetaBlic Sport