Sporti

Hansi Flick: Ne po mendojmë vetëm për Bayernin, jo për Real Madridin

10/22/2024 14:34
nga:Lorik J

Hansi Flick ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës kundër Bayern Munich. Trajneri vlerësoi stilin e Bayernit nën drejtimin e Vincent Kompany, duke theksuar guximin dhe presionin e tyre të lartë.

“Bayern po luan futboll të madh me Kompany. Ata janë të guximshëm dhe bëjnë presion të lartë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Flick.

Flick e bëri të qartë se fokusi i Barçës është vetëm në ndeshjen e Bayernit dhe ata nuk po mendojnë tjetërçka.

“Ne jemi gati për nesër. Tani për tani, ne po mendojmë vetëm për Bayernin, jo për Real Madridin. Ne shkojmë lojë pas ndeshje”, shtoi ai.

“Ekipi im dëshiron të testojë veten kundër kundërshtarëve më të mirë. Do të jetë një lojë e shkëlqyer kundër Bayernit.”

Barcelona dhe Bayern takohen nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport