Sporti

Hansi Flick ndërpret dy herë konferencën e shtypit për shkak të një kollitjeje të fortë

09/24/2024 16:15
nga:Mergim Rreci

Konferenca për shtyp para ndeshjes mes Barcelonës dhe Getafes u shënua nga një moment i pazakontë.

Në gjysmë të seancës, trajneri gjerman, Hansi Flick, u largua nga dhoma në dy raste për shkak të një kollitjeje të fortë e të zgjatur, gjë që e vuri në siklet.

Herën e parë, Flick u kthye pak çaste më vonë, me një shishe uji, por u desh të largohej sërish.

“Zoti im!”, tha Flick herën e dytë që iu desh të linte tryezën për të marrë frymë.

Trajneri u kthye sërish dhe vazhdoi konferencën, duke pirë gjithmonë ujë, me sytë pak të përlotur dhe duke dhënë përgjigje sa më koncize.