Sporti

Hansi Flick merr çmimin për ndikimin në ‘shpirtin’ e Barcelonës

11/03/2026 08:19
nga:L J

Trajneri kryesor i Barcelonës, Hansi Flick, u nderua të hënën me çmimin “Ramblista de Honor 2026”, një vlerësim që jepet nga shoqata “Amics de La Rambla” për individë dhe institucione që lidhen me shpirtin e qytetit.

Ceremonia u zhvillua në “Salo de Cent” të Barcelonës, në një aktivitet të drejtuar nga kryetari i komunës, Jaume Collboni, dhe presidenti i shoqatës, Alex Balletbo.

Juria vuri theksin veçanërisht te vlerat njerëzore të trajnerit gjerman, duke përmendur përkushtimin, vlerat, këmbënguljen dhe besimin te të rinjtë.

Gjithashtu, u theksua se si suksesi i ekipit ka rikthyer festimet dhe gëzimin te shatërvani ikonik “Canaletes”.

Meqenëse trajneri i “blaugranave” ishte i përqendruar në përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Aston Villa-s në “Spotify Camp Nou”, çmimin në emër të tij e tërhoqi nënkryetari i klubit për çështjet sportive, Rafael Yuste.

/GazetaBlic Sport