Sporti

Hansi Flick me fjalë të mëdha për skuadrën e Inter: Një ekip me përvojë dhe i organizuar mirë

04/18/2025 13:29
nga:Mergim Rreci

Trajneri gjerman, Hansi Flick është paraqitur sot para mediave para ndeshjes së radhës në La Liga.

Ndër të tjera, Flick ka komentuar edhe dy ndeshjet gjysmëfinale që do t’i kenë ndaj Interit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë e vlerësoj futbollin e tyre. Ata janë një ekip me përvojë, i organizuar mirë. Ata kanë sulmues të mirë, mbrojtës… Pavard ishte lojtari im. Ata kanë një trajner të madh. Ai po bën shumë mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi Flick.

/GazetaBlic Sport/