Sporti

Hansi Flick: Kemi luajtur shumë mirë, andaj realizuam edhe shumë gola

04/09/2025 23:18
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e parë çerekfinale.

Rezultati përfundimtar ishte 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski realizoi dy gola, një Raphinha dhe një tjetër Lamine Yamal.

Flick pas ndeshjes: “Ne luajtëm shumë mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Kur luan kështu, shënon gola dhe kjo është ajo që ndodhi.”

/GazetaBlic Sport/