Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, dha konferencën e tij për shtyp përpara derbit të La Ligës ndaj Espanyol.
“Ne kishim një javë të gjatë për t’u përgatitur për lojën dhe pas dy ditëve të pushimit, lojtarët u kthyen me energji. Ne gjithmonë përgatitemi mirë për ndeshjen e ardhshme dhe nëse fitojmë, duam të festojmë”, filloi Flick, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mënyra se si luajnë Cubarsi dhe Martinez na ndihmon shumë. Nuk është e lehtë të luash kështu për të gjithë 90 minutat.”
“Jemi në një moment të mirë, jam i kënaqur me stërvitjen e sotme dhe skuadra tregoi atë që duam të shohim nesër. Nëse bëjmë kështu, tifozët do të jenë të lumtur, ne fokusohemi te vetja. Nuk do të ketë rotacione, unë gjithmonë mendoj për ndeshjen e radhës. Ne luajmë kundër Espanyolit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e Champions League”, shtoi trajneri.
“Ajo që po ndodh në Valencia (përmbytja tragjike b.r.) është diçka e tmerrshme. Ne do të përpiqemi të ndihmojmë me gjithçka që mundemi. Nëse loja do të anulohet është vendimi i La Ligës. Nëse do të ishte në dorën time, do të anuloja të gjitha sportet. Ngjarje si kjo paraqet një tragjedi të tmerrshme për Valencia-n dhe gjithë Spanjën”, shtoi Flick.
/GazetaBlic Sport/