Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha se ishte i kënaqur me përqendrimin dhe vendosmërinë e lojtarëve të tij, të cilët arritën një fitore bindëse 5-2 kundër Yllit të Kuq të Beogradit në Ligën e Kampionëve.
Pas suksesit, i cili i ngjiti katalanasit në vendin e gjashtë në renditje nga gjithsej 36 skuadra me 9 pikë, pasi shënoi 15 gola në katër ndeshje, Flick tha se i pëlqen se si ekipi i tij i bën gjërat me seriozitetin e nevojshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
“Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët, nuk është e lehtë të fitosh jashtë shtëpisë në këtë turne. Liga e Kampionëve është një kompeticion kompleks”, tha Flick.
“Jam shumë i lumtur, e vlerësoj shumë atë që bëjmë. Ne ishim shumë të mirë në zotërimin e topit dhe vumë shumë presion”, shtoi ai.
“Ylli i Kuq luajti shumë mirë, ata dinin të fitonin topin dhe është e vështirë të mbrohesh kundër tyre. Vlerësoj shumë që lojtarët e mi ishin të përqendruar për 90 minuta, sepse nuk është e lehtë,” përfundoi Flick.
/GazetaBlic Sport/