Sporti

Hansi Flick: Jam i lumtur, por nuk më pëlqen goli që pranuam

10/21/2024 08:15
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ishte i kënaqur me fitoren 5-1 të katalanasve ndaj Sevillas në ndeshjen e raundit të 10-të të La Liga-s, por shtoi se nuk i pëlqente goli që pësoi skuadra e tij.

“Jam i lumtur, por nuk më pëlqen goli që pësuam. Çdo ndeshje është e rëndësishme, jo vetëm kundër skuadrave të mëdha. Ndeshja me Sevilla është po aq e rëndësishme. Duhet të parandalojmë golat si kjo, të cilën e lejuam sot”, tha Flick për mediat pas ndeshjes.

“Nuk e di se cili do të jetë rezultati, por skuadra do të japë 100% në ndeshjet e ardhshme. Unë jam gjithmonë optimist”, ka komentuar ai.

“Jo. Nuk është një betejë mes lojtarëve. Është Bayern Munich kundër Barcelonës”, ishte përgjigja e specialistit gjerman i pyetur nëse ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich ishte kryesisht Harry Kane kundër Robert Lewandowski.

/GazetaBlic Sport