Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se katalanasit do të duhet të përballen pa Lamine Yamal ndaj Celta Vigos.
I riu ka një dëmtim që e pengoi të marrë pjesë në dy ndeshjet e fundit të Spanjës në Ligën e Kombeve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ai është shumë i rëndësishëm për ne, por ne mund të përshtatemi me lojtarë të tjerë. Yamal nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Celta, do të shohim se kur do të jetë gati. E rëndësishme është që kur të kthehet ai do të jetë 100 për qind”, tha trajneri gjerman.
/GazetaBlic Sport/