Sporti

Hansi Flick e ka bërë ‘bishë’ Alejandro Balden, transformim i madh fizik tek mbrojtësi spanjoll

5 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Alejandro Balde, anësori i majtë i Barcelonës, po zhvillon paraqitje pozitive për liderin e La Ligas këtë sezon.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij u rrit në 60 milionë euro. Ashtu si me lojtarët e tjerë të Barcelonës, gazetarët spanjollë dhe tifozët e futbollit vlerësojnë trajnerin Hansi Flick për ngritjen e Balde, transmeton GazetaBlic Sport.

“Mënyra sesi Flick përgatit fizikisht lojtarët mund të shihet në skuadrën e Barcelonës, por në rastin e Baldes është veçanërisht befasuese. Fotografitë e ndryshimit brutal të tij fizik i lanë të gjithë pa fjalë”, shkruan Madrid As për transformimin e bujshëm të yllit të Barcelonës.

Krahasimi i fotove të Balde para ardhjes së Flick verën e kaluar dhe tani, pas nëntë muajsh stërvitje nën drejtimin e specialistit gjerman, tregon se ai ka ndryshuar dhe forcuar tërësisht.

/GazetaBlic Sport/