Lajme

Hani i Elezit | Garë e jashtëzakonshme mes Mehmet Ballazhit dhe Refki Sumës, numërohen 13% të votave

10/12/2025 20:44
nga:Lorik J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e numërimit të votave për zgjedhjet lokale 2025 në Republikën e Kosovës.

Në Komunën Hani i Elezit janë numëruar mbi 13% të votave, shkruan GazetaBlic.

Mehmet Ballazhi nga PDK po fiton momentalisht 51.91% apo 611 vota, teksa i dyti është kandidati i pavarur, Refki Suma me 48.09% apo 566 vota.

/GazetaBlic