Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Hanefi Musliu, ka thënë se si kryetar do të angazhohet maksimalisht për përmirësimin e ajrit në Kastriot.
Në intervistën e javës në “GazetaBlic“, Musliu ka thënë se me projekte konkrete, do të kërkojë fonde nga institucionet relevante të BE-së e cila ndanë fonde të veçanta për vendet me probleme si ne.
“Pikërisht për shkak se kjo çështje nuk është zgjidhur tash e një kohë, kandidatura ime është e veçantë. Brenda mandatit të ardhshëm, për më shumë se 60% do ta përmirësoj cilësinë e ajrit, kjo duke kërkuar fonde nga Banka Zhvillimore dhe ajo e BE-së, e cila ndanë para për projekte në vende ku ka probleme të tilla, tha ndër të tjera Musliu për GazetaBlic.
/GazetaBlic/