Samir Handanovic mendon se Real Madridi nuk është më i mirë se skuadra e Interit.
Real Madridi moir një tjetër fitore kundër Interit në Champions League të martën dhe përfundoi i pari në grup, përcjell GazetaBlic Sport.
Por Handanovic tha se Nerazzurrët luajtën mirë kundër gjigantëve spanjollë dhe nuk ishte i kënaqur me rezultatin.
Toni Kroos dhe Marcos Asensio shënuan golat për mikpritësit në Santiago Bernabeu.
“Në fund ata fituan 2-0, ishte një ndeshje e mirë, por kjo na mëson se duhet të jemi klinik dhe se duhet të shfrytëzojmë atë që na është dhënë,” tha Handanovic për SportMediaset.
“Jam i kënaqur me kualifikimin, i cili ishte një objektiv, dhe kur arrin është gjithmonë mirë. Nuk jam i kënaqur me ndeshjen sepse për mua Reali nuk është më i mirë se ne”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


