Sporti

Handanovic: Inter e humbi derbin më shumë sesa që Milan e fitoi atë

02/06/2022 10:04
nga:E K

Milan arriti të mposht rivalin kryesor për titull Interin në derbin e madh italian.

Ndeshja u mbyllë me rezultat 1-2, me Milanin që fitoi falë dy golave të Olivier Giroud, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë sipas Handanovic, Milan nuk i ka meritat për këtë fitore, ai pretendon se paraqitja e dobët e Inter i lejoi rivalët të marrin tre pikë.

“I bëmë të gjitha vet sot. Nuk ishte shumë nga Milani që fitoi, por nga Interi që humbi. Kishim ndeshjen në dorë”, ka thënë Handanovic.

“15 minutat e fundit ishin krejtësisht të gabuara, por kishte gjëra pozitive edhe nga kjo ndeshje. Ishte Interi i zakonshëm, përveç 15 minutave të fundit”, shtoi kapiteni.

/GazetaBlic Sport/