Lajme

Hamza vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur

03/18/2023 15:20
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka qendruar sot në Hagë, ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën.

Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, shkroi Hamza në Facebook.