Lajme

Hamza vizition ish-komandantët e UÇK-së në Hagë: Duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre

07/23/2024 17:45
nga:Y I

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë për vizitë në Hagë dhe është takuar me ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet i lumtur dhe krenar kur i sheh ata të fortë e të pathyeshëm, por është shprehur se është thellësisht i prekur kur vjen koha të ndahet prej tyre.

“U çmallëm për pak orë dhe u gëzova shumë kur i pashë plot shpresë që e vërteta e luftës së UÇK-së, ajo që të gjithë ne e njohim, presin të konfirmohet në fund të këtij procesi të stërzgjatur gjyqësor. Njëkohësisht, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe të vërtetën e luftës së popullit tonë” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: