Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj.
Hamza ka thënë se si kryeministër do të përkrah sektorin privat dhe bizneseve do t’iu krijohen kushte për investime dhe për përfitime më të mëdha.
“Rreze Company është një fabrikë e stiroporit dhe rrjetave të fasadës në Skenderaj. Një sukses i krijuar me shumë punë, me shumë përkushtim. Unë do ta mbështes sektorin privat dhe bizneseve do u krijojmë mundësi të investojnë dhe fitojnë më shumë, por njëkohësisht duhet të fitojnë më shumë edhe punëtorët. Me një partneritet më të mirë mes shtetit dhe bizneseve, ne mund ta zhvillojmë më shpejt ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Hamza.