Lajme

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

01/01/2026 12:04
nga:Genita C

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Daci, duke e cilësuar humbje të madhe për Kosovën dhe duke vlerësuar kontributin e tij në shtetndërtim dhe jetën institucionale.

Reagimi i plotë:

Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë.

Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.