Lajme

Hamza takon të rinjtë në Ferizaj: Jemi të bekuar me ta, janë plot energji për të punuar pë Kosovën

07/28/2024 16:09
nga:G B

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka biseduar sot me të rinj nga Ferizaji, nën hijen e një plantacioni për të cilin ata kujdesen, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është e bekuar me të rinj të talentuar, që janë plot energji për të punuar dhe që bashkë ta bëjmë Kosovën vend më të mirë për të jetuar.

Postimi i tij i plotë:

Edhe një takim i mrekullueshëm me të rinj, por kësaj radhe nga regjioni i Ferizajt. Nën hijen e pemëve të këtij plantacioni për të cilin kujdesen vetë disa prej tyre, biseduam për shumë mundësi të reja që synojmë t’i krijojmë për të rinjtë e përgatitur për tregun e punës. Pjesë e takimit ishin kryesisht të rinj që merren me bujqësi e blegtori, të cilët e punojnë vazhdimisht tokën bujqësore.

Jemi të bekuar me të reja e të rinj të talentuar, të cilët janë plot me energji për të punuar dhe për t’u përfshirë në vendimmarrje, që së bashku ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar.

#tikiza