Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me mërgatën në Shtutgart.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza u shpreh se diaspora ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën.
Po ashtu, Hamza shton se Kuvendi i Kosovës do të ketë deputetë që do vijnë nga diaspora e vendit.
“Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, ka shkruar tutje Hamza.