Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me kryetarin dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
Hamza ka thënë se do të krijojnë ambient të favorshëm për investimet e huaja dhe do ta themelojmë Bursën e Kosovës.
Ai ka potencuar se një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë kosovare.
“Rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit tim. Unë do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Një takim produktiv me kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit tim.
Unë do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit.
Njëkohësisht do të krijojmë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe do ta themelojmë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë.
Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore.
Kosova mundet ma mirë!