Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se në fillim të mandatit të tij do të rrisë pagat për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik, raporton GazetaBlic.
Hamza theksoi se përmirësimi i mirëqenies së punonjësve të sektorit publik do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes së tij.
“Si Kryeministër, pagat e mësuesve, arsimtarëve, profesorëve dhe të gjithë të punësuarve në sektorin publik do t’i rris në fillim të mandatit tim”, shkruan Hamza.


