Lajme

Hamza shpreh ngushëllime për tragjedinë në SHBA- Lutjet tona janë me ta, me të lënduarit dhe të pagjeturit!

20 ditë më parë
nga:Y I

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Uashington.

Hamza i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit amerikan, duke thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së.

“Një lajm i tmerrshëm nga Uashingtoni këtë mëngjes. Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në përplasjen, popullit amerikan, qeverisë amerikane dhe ushtrisë amerikane. Lutjet tona janë me ta, me të lënduarit dhe të pagjeturit. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë orë tragjike”, ka shkruar Hamza raporton “Gazeta Blic”.