Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shihet së bashku me djalin e tij, duke shikuar ndeshjen e futbollit mes Kosovës e Rumanisë.
Meqë në të njëjtën kohë po luan edhe Zvicra me Serbinë, Hamza ka treguar se e kanë zgjidhur edhe dilemën sesi t’i shohin të dyja përnjëherë.
“Pas një dite të gjatë me aktivitete në terren, tash me sy e zemër nga Kosova dhe Zvicra. Dy super ndeshje futbollistike. E zgjodhëm edhe dilemën si t’i shohim njëkohësisht të dyja.”, ka shkruar Hamza.