Lajme

Hamza: ShBA-ja është partneri më i besueshëm dhe mbështetësi më i madh i Kosovës

07/04/2025 12:17
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai ka bërë me dije se ShBA-ja është partneri më i besueshëm dhe mbështetësi më i madh i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facenook”, Hamza ka falënderuar ShBA-të për mbështetjen për Kosovën.

“Janë aleati më strategjik, partneri më i besueshëm dhe mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë. Urime 4 Korriku, dita jote Amerikë! Shumë mirënjohje, përjetësisht!”, ka shkruar Hamza

Urimi i plotë:

Janë aleati më strategjik, partneri më i besueshëm dhe mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.

Urime 4 Korriku, dita jote Amerikë! Shumë mirënjohje, përjetësisht! 🇽🇰🇺🇸