Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjedhjet e 9 shkurtit i paraqiti si një referendum.
Mirëpo, sipas tij, Kurti këtë qëllim nuk e arriti, duke shtuar se nuk i arriti as 500 mijë votat e kërkuara.
Ai tutje ka shtuar se shumë qytetarë që e votuan të kaluarën Lëvizjen Vetëvendosje, tanimë ia kanë kthyer shpinën.
“Qytetarë të dashur, për shkak të rezultatit të tuaj, sot është një ditë më ndryshe se dje. Vullneti tuaj u shpreh qartë në zgjedhjet e djeshme. Lëvizja Vetëvendosje ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar në të kaluarën, tashmë veç ia kanë kthyer shpinën”.
“Ata erdhën kryesisht tek ne në PDK, edhe te Lidhja demokratike. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si një referendum për vetën dhe qeverinë e tij, por qëllimi nuk u arrit. Ai kërkoi 500 mijë vota, por nuk i mbërri, nuk ia dhanë qytetarët”, tha ai.


