Lajme

Hamza qëndron në Prizren, Totaj: Prioritet ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimi social e ekonomik

10/02/2024 21:03
nga:G C

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot qytetin e Prizenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Totaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se me Hamzën kanë disktuar për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit social e ekonomik.

Kryetari Totaj thotë se “qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit”.

Postimi i plotë i Totajt:

🤟Në vazhdën e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i PDK-së për kryeministër, miku im Bedri Hamza, vizitoi sot Prizrenin me kolegë dhe kisha kënaqësinë t’i pres në qendër të qytetit.

👍Si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, shtetndërtim e zhvillim, me z. Hamza diskutuam për planet që na presin në vijim, gjithmonë duke e pasur prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm social e ekonomik.

📌Qeverisja aktuale e PDK-së në Prizren është shembull se si duhen trajtuar çështjet me interes për publikun, gjë të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka praktikar gjatë 25 vjetëve të ekzistimit.

🟢Do të vazhdojmë me të njejtin ritëm si në qeverisjen komunale, ashtu edhe në atë qendrore.

💙Bashkë për mirëqenie!