Lajme

Hamza: Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, po e pasuron programin tim!

10/05/2024 10:46
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është një atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajnë në të gjithë Kosovën.

Hamza ka thënë se ‘pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë’

“Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike” shkruan Hamza raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: