Lajme

Hamza përuron objektin e rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit

12/02/2024 21:22
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së njëherësh kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka përuruar sot përfundimin e një projekti tejet të rëndësishëm për kulturën mitrovicase.

Hamza në cilësinë e kryetarit të kësaj komune hapi dyert e objektit të rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit.

Me këtë rast, ai u shpreh tejet i lumtur me përfundimin e këtij investimi të komunës.

I pari i qytetit të Mitrovicës tha se në këtë objekt të rinovuar, njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja.

“Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne. Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve”, tha Hamza.