Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra Lëvzijes Vetëvendosje që të krijojë qeverinë më kë të dojë, por brenda afatit kushtetues.
Hamza në emisionin Pressing në T7 tha se kurrkush nuk po e pengon Kurtin për krijimin e Qeverisë.
“E ka mundësinë me kriju qeverinë, o krijo me kënd dush, qysh dush krijo, respekto ligjin, respekto kushtetutën. Spo të pengon kërkush. Po nëse nuk e bën brenda afatit kushtetues, nuk munum me thon na, kemi hi në zgjedhje e kemi marrë këtë rezultat po as nuk spo dojmë me bo qeverinë.
Cila është logjika? Për çka je hi në zgjedhje? Ke marrë pjesë, me një program, me premtime edhe me thon PO”, tha ai.
Hamza tha se askush nga opozita nuk e ka kontestuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.
E në rast se Kurti është përjashtues dhe nuk mund të gjejë partnerë qeverisës, atëherë faji ka adresë, thotë Hamza.
“Ne po i themi urdhno, bëjë Qeverinë, votat i keni. Je i pari, bëjë qeverinë, nuk po të pengojmë – po e respektojmë vullnetin e qytetarëve. Asnjë prej opozitës nuk e kam parë që ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor”.
“Ne nuk jemi nuk duke e penguar, po themi urdho bëjë. Nuk i duhet vendit vakumi institucional. Disko, gjejë partnerë, janë partitë opozitare, janë minoritetet, gjitha. Nëse je përjashtues, edhe nuk do me gjetë partnerë, atëherë faji dhe opozita ka adresë”, ka thënë ai.


