Lajme

Bedri Hamza: Afrim Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm dhe qytetar i devotshëm!

09/24/2024 11:27
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherësh kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në një-vjetorin e rënies.

Hamza në postimin e tij në Facebook shkruan “Heronjtë janë gjithnjë të veçantë dhe i tillë është edhe Afrim Bunjaku”.

Ai thotë se Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm dhe qytetar i devotshëm.

“Sot, një vjet më pas, nderojmë jetën dhe veprën e heroit Afrim Bunjaku dhe vlerësojmë vendosmërinë, guximin dhe shërbimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që me këmbëngulje deri në vetëmohim përkushtohen çdo ditë për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës” shkruan Hamza raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: