Lajme

Hamza: Numri 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës

01/06/2025 11:50
nga:N K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për partitë e certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lidhur me këtë, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim, shkruan GazetaBlic.

Tutje ai shkroi se ky numër është i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim. Është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

131 për Kosovën që mundet ma mirë!”, shkroi Hamza në Facebook.