Lajme

Hamza nga Fushë Kosova: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

12/18/2025 22:41
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur lidhur me rritjen e kostos së jetesës në Kosovë, duke thënë se qytetarët po përballen me çmime më të larta dhe shtrenjtim të energjisë elektrike, ndërkohë që pagat kanë mbetur të pandryshuara.

“Çmimet u rritën. Rryma u shtrenjtua. Pagat mbetën të njëjta. Si anekënd Kosovës, pasojat po i ndjejnë edhe qytetarët në Fushë Kosovë. Mirëqenia arrihet me politika të përgjegjshme dhe me një qeveri që punon. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza.