Lajme

Hamza në përkrahje të protestës së sotme në Shkup: Të martën do ta takojë Thaçin dhe Veselin

12/13/2025 12:51
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka dal edhe një herë në mbështetje të protestës së sotme në Shkup, e cila ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se të martën do të udhëtoj për në Hagë për të takua Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Pas protestave në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg, sot shqiptarët mblidhen në Shkup në një tjetër protestë gjithëkombëtare. Bashkë me një thirrje, me një kërkesë për të vërtetën, drejtësisë dhe lirimin e çlirimtarëve. Shqiptarët kudo që jetojnë janë shumë të shqetësuar nga kjo padrejtësi. Shteti ynë është shumë etnik për të gjitha gjykimet e kësaj gjykate janë një etnik. Lufta jonë e drejtë po gjykohet, liria jonë po gjykohet. Këtë të martë, një ditë para se të fillojë fushata jonë, jam shumë i lumtur që do ta takojë presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Do t’i vizitojë në Hagë. Shpresoj shumë që kjo do të jetë vizita ime e fundit atje, sepse pas pak muaj ata do jenë të lirë dhe do të kthehen krenar në mesin tonë. Viti 2026-të do të jetë vit lirisë dhe i shpresës. Do të jetë vit i mbylljes së padrejtësive dhe i rikthimit të Kosovës në rrugën e drejt”, ka deklaruar Hamza.