Në Prishtinë, Partia Demokratike e Kosovës hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në fjalën e tij, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza me bindje tha se Kosova mundet me mirë, me të në krye të qeverisë.
Për ta ndërtuar një Kosovë më të mirë, Hamza thotë se këtë do e bëjë bashkë me qytetarët anë e kënd territorit.
“Faleminderit që besoni tek unë, faleminderit për bindjen tuaj se Kosova mundet ma mirë. Jeni ju, qytetarët optimist, premtimi më i mirë për vendin tonë, e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin e duhur që do ta merr shteti jonë. Unë qëndroj para jush për t’ju udhëhequr, sepse së bashku do ta nisim një kapitull të ri, një kapitull shprese, uniteti dhe progresi”, tha Hamza.
“Jemi këtu, të bindur se Kosova meriton shumë më shumë. Bashkë mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë”.