Lajme

Hamza në Hajvali: Do t’i rris pensionet dhe pagat, tregoni familjarëve që unë garantoj për programin tim

02/03/2025 22:35
nga:G C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një takimi me qytetarët në Hajvali, theksoi angazhimin e tij për të rritur pensionet për 70% dhe pagat për 50%, raporton GazetaBlic.

Hamza premtoi gjithashtu dhënien e granteve deri në 30% të vlerës së investimeve, duke e bërë këtë si pjesë të programit të tij për zhvillim ekonomik.

Ai ftoi qytetarët të bëhen zëri i tij dhe të garantojnë që ai do të mbajë fjalën e dhënë, duke i kërkuar mbështetje në ditët e ardhshme.

E plotë:

Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme.
Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit.
Flisni me familjen, me shoqërinë, me kolegët dhe tregoni që unë garantoj për programin tim.
Siguroni që gjithmonë e mbaj fjalën!