Lajme

Hamza: Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull se mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën

09/05/2024 13:47
nga:Lorik J

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një video në profilin e tij ku ka folur për sektorin e arsimit në Mitrovicë.

Hamza thotë se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë.

“Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, thotë ndër të tjera Hamza.

Më poshtë video e plotë: