Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka ndarë një video se çfarë do të thotë “më mirë” për qytetarët e Kosovës.
Në këtë video-përmbledhje qytetarët janë nga pozita të ndryshme, si mësuese, pensionist, studente, nënë e me radhë.
Për ta, “më mirë” do të thotë mbështetje më e madhe për të zhvilluar biznese, bujqësi, arsim cilësor, e pensionim dinjitoz për gjeneratat që zhvilluan shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Për të gjithë ne, për familjet tona, për Kosovën, çfarë do të thotë #MaMirë?
Ju ftoj t’i dëgjoni zërat dhe shpresat e qytetarëve, të cilët e dëshirojnë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.
Kosova mundet ma mirë!