Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë që qeveria nuk është aty për histori por për të kryer punë, duke iu referuar akuzave të qeverisë për pushtetet e kaluara që akuzohen nga ata aktualët që kanë bërë krime dhe keqpërdorime.
“Nuk jeni këtu me kallëzu histori”, i tha Hamza, Muratit duke iu referuar qeverisë aktuale akterë të së cilës kanë përmendur shpesh shkeljet dhe keqpërdorimet e bëra përgjatë 20 vjetëve të kaluar.
“Ju jeni këtu me ba punë.As ka rritje të rrogave, as ka rritje të pensioneve, as ka investime kapitale, as ka përkrahje për sektorin privat”.
Pati një moment kur Hamza i tha Muratit lidhur me disa koncepte dhe mësime ekonomike që tek tash ka filluar t’i mësojë, duke ngjallur edhe disa të qeshura në Kuvend:“Bile po më vjen mirë që ke nisë me i mësu!”, i tha Hamza, Muratit.


