Lajme

Hamza: Miratimi i ligjit për KPM-në dhe KPK-në, absurditet i llojit të vet!

07/12/2024 20:17
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Hamza thotë se këto dy ligje u proceduan dhe u miratuan në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së BE-së, OSBE-së dhe shteteve partnere.

Ai tha se kjo qasje e Qeverisë së Kosovës e ka futur Kosovën nën sanksione.

“Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO” shkruan Hamza raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: