Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka zhvilluar një tubim në Drenicë.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza, thotë se në atë tubim ndjeu pulsin e shtetit, entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.
“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Faleminderit, DRENICË!
Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.
Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.
Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.