Lajme

Hamza me lajme të mira për mjekët në specializim: Do të paguheni 100%, me ligj i rregullojmë afatet dhe kriteret e specializimeve

01/07/2025 16:00
nga:G C

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se do të jetë “ma mirë për mjekët në specializim”.

Ai ka takuar disa nga specializantët shëndetësor.

Shkrimi i tij:

Sa herë që qytetarëve u duhet kujdesi i përditshëm, kudo që është nevoja, mjekët tanë janë gjithmonë aty. Edhe ne duhet të angazhohemi më shumë për ta. #MaMirë do të jetë edhe për mjekët në specializim. Me ligj të veçantë do ta pamundësojmë ndryshimin e kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

Specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.

#MaMirë për specializantët shëndetësor. #PDK131